Zaev: Përfundimisht kemi një kohë të tërë t’i përkushtohemi reformave të brendshme

Bruksel, 29 qershor– Qeveria vitin e kaluar paralelisht i zbatonte edhe reformat e brendshme dhe politikën e jashtme, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i pyetur për kritikat në opinion se Qeveria nuk i është përkushtuar mjaftueshëm reformave vendore, por politikën e Jashtme.

“Po dëgjojmë për kritikat se shumë jemi orientuar drejt misioneve diplomatike, posaçërisht duke i zgjidhur problemet me Bullgarinë dhe Greqinë, por paralelisht i zbatonim reformat. Fazën e parë të reformave e kaluam, së bashku me opozitën janë votuar reformat në gjyqësi, tani pasojnë faza e dytë dhe e tretë. Përfundimisht kemi një kohë të tërë që t’i përkushtohemi reformave dhe ekonomisë”, tha Zaev.

Vlerësoi se ftesa për në NATO dhe hapja e rrugës për negociata me BE-në do të kontribuojnë gjithashtu për këtë pjesë.

“Besoj se motivimi, si tek unë ashtu edhe tek Qeveria, do të jetë edhe në të gjithë institucionet në Republikën e Maqedonisë, por edhe tek qytetarët tanë, duke e ditur se kemi se çka të punojmë në shtëpi, të gjithë me obligimet dhe detyrimet e veta. Jam i bindur se përfundimisht u bë diçka e vlefshme për të cilën kanë luftuar shumë gjenerata nga pavarësimi i Maqedonisë, përfundimisht e kemi në dorë”, shtoi kryeministri.