Shkup, 27 maj – Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Gjatë vizitës, kryeministri Zaev do të realizojë takim me kolegun e tij, kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sharac, me kryetarin e Kuvendit popullor të Sllovenisë, Dejan Zhidan, si dhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Sipas programit gjatë vizitës në Slloveni do të mbahet edhe Forum biznesi për delegacione të odave ekonomike të të dy vendeve.
Kryeministri Zaev do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrja pa resor, e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollska.