Shkup, 13 mars -Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në kuadër të vizitës, siç kumtoi shërbimi qeveritar, janë paraparë takime në nivel qeveritar dhe shtetëror.
Paradite, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama pas çka është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp. pasdite, është paraparë edhe takim me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (koha.mk)