Shkup, 17 nëntor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot pasdite e filloi vizitën e punës në Bosnjë e Hercegovinë, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Seria e takimeve të delegacionit qeveritar të Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zaev do të fillojë me takim pune me delegacionin e Këshillit të ministrave të BeH-së. Pas takimit, do të pasojë deklaratë e përbashkët e kryeministrit Zaev dhe kryesuesit të Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq.
Në pjesën e dytë të axhendës së sotme, është parashikuar pjesëmarrje e kryeministrit Zaev në sesionin e plenumit “Drejt ripërtëritjes së të majtës në Evropën Juglindore”, brenda konferencës “Gjendja në rajon – Vlerësim nga perspektiva socialdemokratike” në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert.