Shkup, 25 prill – Në ligjin për prokurori publike që e propozojmë është menduar prokurori publik shtetëror të formojë ekip të prokurorëve publik nga vetë prokuroria publike, prokuroria publike shtetërore me përvojë më të madhe se 15 vjet, të cilat do të bëjnë sistemim të vetë lëndëve dhe vetë prokurori publik do të konfirmojë nëse ka ose jo dëshmi, nëse vazhdon ose nuk vazhdon procedura.
Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të tryezës së sotme të rrumubllakët “Sfidat ekonomike dhe efektet e integrimeve euroatlantike”.
“Kjo është zgjidhje e mençur ku politikanët nuk vendosin se çka të bëjnë me të ardhmen e lëndëve, por vendosin prokurorët dhe gjykatësit. Dhe ky është sistem juridik. Dhe atë i ri”, tha Zaev, transmeton Koha.mk
Në pyetjen e gazetarëve Zaev u përgjigj se personalisht nuk ka dëgjuar se çka ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe nuk i ka të gjitha detajet por, siç shtoi, atë që e ka si informatë është se propozon vetë prokurorët të cilëve do t’u sistemohen lëndët ata të vendosin për të ardhmen e lëndëve.
“Nëse ajo është ashtu atëherë është në rregull, ai është sistemi ynë juridik”, shtoi kryeministri Zaev.
Mickoski në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno” tha se parimi i tyre i parë është ta inkorporojnë PSP-në në korrnizat e Repartit për ndjekje të krimit dhe korrupsionit.
“E dyta kërkojmë prokurori publik të jetë në propozim të opozitës. Parimi i tretë është të mos vlejnë bombat, me çka është deri më 30 qershor të vitit 2017 sipas Ligjit për PSP-në, le të ketë fund, ndërsa pas asaj të ngritet përgjegjësi pse dikush ka vepruar në kundërshtim me ligjet, dikush paditës i paautorizuar e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe ka filluar parahetime dhe hetime, madje ka dorëzuar akuza të caktuara dhe pse dikush nga gjykatësit i ka pranuar ato akuza”, theksoi Mickovski. Ai shtoi se mundohet të kthehen ato akuza te paditësi i autorizuar, i cili është prokuror publik. (koha.mk)