Beograd, 26 tetor – Ëndrra për anëtarësim në BE nuk është prishur. Opsioni tjetër është nacionalizmi, radikalizmi dhe kthimi mbrapa në kohën problematike dhe të errët në të cilën askush nuk dëshiron të kthehet, thekson kryeministri Zoran Zaev në një intervcistë për edicionin e të shtunës të gazetës ditore të Beogradit “Politika”.
“Maqedonia e Veriut është rrugë të drejtë për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s. Nga ana tjetër, vendimi për caktimin e datës për bisedime me BE-në është anuluar. Edhe pse 27 vendet anëtare në mënyrë të qanë mbështetën fillimin e bisedimeve, një vend insistoi së pari të ketë reforma të brendshme në BE. E mbështesim nismën e kryetarit të Francës, Emanuel Makron, por jemi të bindur se Maqedonia e Veriut nuk do të bënte dëm nëse i jepej shansi për të filluar negociata, por përkundrazi, do të ishte motivim shtesë të vazhdohet me reforma të brendshme dhe në të njëjtën kohë me respektimin e vlerave evropiane, të kontribuojmë në proceset reformuese në kuadër të vetë BE-së”, vlerësoi Zaev.
Duke e interpretuar vendimin e presidentit francez Makron, i cili e ka kontestuar rrugën e Maqedonisë së Veriut në BE, kryeministri Zaev ka thënë se Franca në të kaluarën, por edhe tani ka ndihmuar në reformat demokratike.
“Në lëvizjen e presidentit francez, unë shoh qëllim që të zbatohen reformat në BE, si dhe për procese efikase negociuese të vendeve që i hapën negociatat me BE-në. Ajo që është me rëndësi për momentin është që kuptohet se hapja e negociatave me vendin -kandidat i cili tërësisht e përfundoi pjesën e vet të punës, siç është Maqedonia e Veriut, mund të jetë në ndihmë të atij procesi. Pse? Pasi që treguam se përmes miqësive të sinqerta, me diplomaci efikase, politikë të dialogut dhe konsensus, me fqinjët dhe në vend, i mbrojmë dhe krijojmë vlera evropiane. Nga ana tjetër, nëse hidhet poshtë parimi i meritës, çka mund të sjell kjo? Nëse avancimi do të mbetet motivim i fuqishëm? Si do të ndikojë kjo në çështjet tjera të hapura rajonale nga të cilat direkt varet situata politike dhe e sigurisë? Perspektiva evropiane e Shkupit dhe e vendeve ballkanike nuk ka alternativë”, deklaroi Zaev, përcjell KOHA.
Në pyetjen e “Politika”-s pse në vend të dorëheqjes janë shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kur madje edhe Makroni ka deklaruar se janë realizuar të gjitha kushtet e kërkuara, kryeministri Zaev deklaroi se konsideron se është konkrete ta kthejë mandatin te populli, për të marrë mbështetje të re të pastër për rrugën në të ardhmen.
Në vërejtjen se në sferën e qeverisjes së të drejtës nuk ka arritur rezultatet të dukshme, se e kanë përndjekur aferat, nga arratia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski e deri në “Reket” dhe mossjellja e ligjit për prokurorinë publike, kryeministri Zaev deklaroi se nuk ka ndërmend të përzihet në gjyqësi.
Lidhur me marrëveshjen për të a.q. Shengeni i vogël, të nënshkruar në Novi Sad me Serbinë dhe Shqipërinë, ai vlerësoi se përforcimi i bashkëpunimit në rajon kontribuon për jetë më të mirë të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore ishin parakusht për avancim në integrimet evropiane, por ato, para së gjithash, janë nevojë për qytetarët dhe rajonin. Marrëveshjet me Greqinë dhe me Bullgarinë sollën vetëm përfitime: tregtia është rritur, kemi zhvilluam ekonomi në rajon. Përveç asaj që sot janë ndër ithtarët më të zëshëm të perspektivave evropiane, ata janë miqtë tanë të vërtetë. Do të vazhdojmë t’i ruajmë përfitimet nga marrëveshja me Greqinë dhe me Bullgarinë, para së gjithash edhe me rëndësi, sepse ato janë të mira për qytetarët tanë dhe për vendet tona. Është e saktë se në takimin në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq është sjell Deklarata për lëvizje të lirë të kapitalit, prodhimit, shërbimeve dhe njerëzve, me çka lehtësohet punësimi, si dhe kalimi i kufijve me letërnjoftim. Kjo është me të vërtetë diçka me vlerë për qytetarët tanë dhe prandaj jemi të hapur për vendet tjera të rajonit (BeH, Mal të Zi dhe Kosovë) në një lloj të tillë të bashkëpunimit. Gjithashtu, presim që kjo të ndikojë edhe për shumë investitorë të huaj. Përforcimi i marrëdhënieve në rajon kontribuon për jetë më të mirë për qytetarët e vendit tonë. Bashkëpunimi rajonal është i nevojshëm dhe ne do ta zhvillojmë në frymën e qëllimit tonë të përbashkët strategjik – integrim evropian. Integrimi evropian nuk ka alternativë dhe vendi ynë është në BE. Ndoshta tani jam optimist i matur, por megjithatë jam optimist. Ëndrra për anëtarësim në BE nuk është prishur”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për gazetën “Politika”. (koha.mk)