Shkup, 4 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në fejsbuk shkroi se shumë shpejtë do të bëhemi pjesë e NATO- s, shtet i sigurt dhe se shteti do t’ia dalë mbanë.
“Vitin që shkoi e përmbyllëm me 5,6% rritje të pagës mesatare. Nisi puna. Shumë shpejtë do të bëhemi pjesë e NATO- s, shtet i sigurt me ekonomi të stabilizuar. Këto fakte si edhe politika ekonomike me përkushtim, për një vit e gjysmë i solli 17 investime të huaja të reja, të cilat në fazën përfundimtare do t’i punësojnë mbi 4.000 persona. Do t’ia ndalim mbanë”, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zaev.