Kryeministri Zoran Zaev nga konferenca e sotme për shtyp me eurokomisarin Johanes Han paralajmëroi se sot fillojnë konsultimet për konvokim të një takimi të ri të liderëve për tejkalimin e dallimeve me opozitën rreth përgatitjeve për referendum, që do të pasojë në Republikën e Maqedonisë.
“Në këtë moment të gjithë duhet të përkushtohemi, të ndihmojmë në këtë proces, siç tha eurokomisari, para së gjithash për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por edhe të partnerëve tanë në BE, dhe për këtë me siguri nesër mbrëma do të konvokojmë takim të liderëve që t’i përshpejtojmë proceset rreth përgatitjes së RM-së për referendumin e ardhshëm.
Shefi i opozitës, Hristijan Mickovski, siç sqaroi Zaev, të enjten duhet të udhëtojë, dhe për këtë takimi i liderëve do të dakordohet për nesër mbrëma.