Shkup, 30 shtator – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dërgoi urim deri te pjesëtarët e komunitetit hebraik me rastin e festës Jom Kipur. Duke e uruar fillimin e kremtimit të festës, kryeministri Zaev theksoi se kjo festë e faljes në traditën hebraike tregon rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit, tolerancës dhe përkrahjes. “Edhe ne jemi në Maqedoninë tonë të përbashkët, se vetëm përmes dorës së zgjatur mund t’i tejkalojmë pengesat dhe të ecim përpara më ndryshimet. Ky nuk mund të jetë vetëm sukses i një njeriu apo i një komuniteti, ky është suksesi ynë i përbashkët në njohjen se vetëm së bashku mund të sigurojmë paqe dhe mirëqenie për ne dhe familjet tona dhe prosperitet për shtetin. Të vazhdojmë nëpër këtë rrugë”, thotë kryeministri Zaev në urimin.