Shkup, 16 gusht – Kryeministri Zoran Zaev në një postim në Fejsbuk paralajmëron se në Republikën e Maqedonisë së Veriut pason cikli investues prej rreth pesë miliardë eurosh.
“Janë projektuar një miliardë për rrugë, mbi një miliardë për hekurudhën, mbi një miliardë për energjetikën – me HC Çebren, me linjën e transmetimit përmes Shqipërisë dhe me gazjsellësin. Investuam edhe në Qendrën e re Klinike, në bujqësi dhe në zhvillimin rural në stacionin e filtrimit të ujërave të zeza, në fabrika rajonale për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, sistemeve të kanalizimeve dhe të ujësjellësve, për shkolla dhe kopshte dhe në projekte të tjera për nevojat reale të të gjithë qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev në postimin e tij në Fejsbuk.