Kavadar, 6 mars – Kryeministri Zoran Zaev sot në Kavadar ka paralajmëruar takim të ri liderësh, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse liderët do të takohen lidhur me PSP-në, siç ka kërkuar VMRO-DPMNE.
“Kuptohet, është koha të mbajmë takim liderësh. Një për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese në Kuvend, e dyta zgjedhjet presidenciale që pasojnë. E treta, ia vlen të diskutohet për çfarëdo çështje të hapur. Unë çdoherë i jap shans dialogut. Dialogu i ndihmon vendit tonë për të gjitha çështjet e hapura. Besoj se në kohë të shpejtë do të mbahet takimi i liderëve, siç përgjigjet edhe për shefin e opozitës. Bashkë do të adaptohemi, që të mund të mbajmë atë takim liderësh”, ka thënë Zaev, i cili bashkë me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev ka qenë për vizitë në kombinatin “Euro nikel” apo ish “Feni”.