Kumanovë, 30 korrik – Tendenca e organeve kompetente është të sigurohen më shumë mjete nga arka shtetërore për jurisprudencën, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në hapjen e sotme e Qendrës urgjente në Kumanovë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve sa është i fuqishëm shteti të ndajë mjete nga Buxheti që të sigurojë pavarësi financiare të prokurorisë shtetërore.
“Flasim në përgjithësi për jurisprudencën kur bisedojmë për financa së bashku me këshillin gjyqësor-buxhetor, që e mbulon edhe këshillin e prokurorisë. Tendenca e cila tani kërkohet në pajtim me kapacitetet, është të rritemi sa është e mundur më shumë se 0,37 për qind nga BPV-ja dhe dëshirojmë të arrijmë deri 0,5 për qind. Ato janë shumë para dhe ato do të mundësojnë pavarësi plotësuese dhe cilësi plotësuese të jurisprudencës, duke përfshirë edhe gjysmën për prokurorinë, ndërsa gjysmën për gjyqësinë në shtet. Nëse ka mjaftë para që të sigurohet që prokuroria të mos ketë borxh para për ekspertizë, të kenë ekspertiza të pavarura, të formojnë qendra hetuese, t’i riekipojnë shërbimet profesionale, ndërsa ato administrative të riekipohen me mjaftë prokurorë, besoj se kjo do të jetë më e fuqishme, me e pavarur dhe edhe më e drejtë në pjesën e procesuimit të lëndëve, e njëjta vlen edhe për gjyqësinë, ashtu që do t’i shtrëngojmë dhëmbët dhe në mënyrë shtesë do të përcaktojmë mjete”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se tani kjo është e mundur, pasi shteti është në prosperitet dhe progres dhe rriten të ardhurat në buxhetin shtetëror dhe se projekti “TVSH-ja ime” jep rezultate të shkëlqyeshme, duke theksuar se qytetarët po bëjnë punë të shkëlqyer për shtetin, duke i kthyer paratë për vete dhe po e mbushin drejtpërdrejtë buxhetin shtetëror.
“Unë do t’i them numrat. Ne do të presim deri më datën 1, por ja do të them se çka duhet të kthejmë për një vit për qytetarët, për një muaj veçmë ka hyrë në buxhet. Ja aq është i suksesshëm ky projekt”, deklaroi kryeministri Zaev, duke theksuar se numrat e saktë do të kumtohet në fund të muajit.
Për kryeministrin këto numra janë inkurajuese dhe japin rezultate konkrete në luftën kundër ekonomisë gri. Ai deklaroi se të ardhurat në shtet rriten dhe ato të gjitha do të kthehen prapa – një pjesë në shëndetësi, një pjesë në jurisprudencë, në spitale, rrugë, kopshte për fëmijë, infrastrukturë, hekurudha, gazifikim…
Sipas tij, një numër i madh i këtyre mjeteve do të shkojë në rroga, pasi pas rritjes së rrogave në ekonomi, duhet të vijojë edhe rritja e rrogave për administratën publike.
Moment i rëndësishëm nga harxhimet do të dedikohen edhe për shëndetësi, pasi intenca është që mjetet për specializime të arrijnë 100.000 denarë, të ngriten kapacitetet e mjekëve të përgjithshëm, stomatologëve, gjinekologëve, infermiereve dhe të personalit tjetër.
Ai përkujtoi se veçmë janë rritur rrogat e të punësuarve në kopshte për fëmijë, ndërsa nga 1 shtatori do të vijojë rritje e rrogave në tërë administratën publike për pesë për qind.
“Nëse performansat financiare vazhdojnë ashtu si tani që ndodhin në buxhet, besojmë se po vjen një kohë e mirëfilltë për të gjithë qytetarët. Nëse veçmë kemi marrë vendime të mëdha historike, të ndjeshme, tani detyra e ynë duhet të jetë që të gjithë qytetarët të ndjehen të mirëfilltë nga përfitimet e integrimeve, të cilat sjellin edhe performansa të reja ekonomike për shtetin”, deklaroi kryeministri Zaev. (koha.mk)