Janë siguruar 2,7 milionë denarë për pagat e të punësuarve në fabrikën për automjete hekurudhore “Kolska” nga Velesi dhe do të paguhen menjëherë pas përfundimit të procedurave juridike për zhbllokim të llogarisë, informoi sot kryeministri Zoran Zaev. Siç shpjegoi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski ka siguruar 2,7 milionë denarë për pagat, por ka procedurë të caktuar sipas ligjit në ditë që të zhbllokohet llogaria.
“Kjo është procedurë juridike. Ligji nuk duhet të shkelet. Sapo të zhbllokohet llogaria nga Drejtoria për të ardhura publike, në çka punon drejtoresha e re, pagat menjëherë do të paguhen”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.
Të punësuarit në “Kolska” të cilët për shkak të gjashtë pagave të papaguara dhe statusit të pazgjidhur po mbajnë grevë një muaj, mëngjesin e sotëm nga ora shtatë deri në orën nëntë i ndalën pesë trenat të cilët në këtë termin kalojnë nëpër Stacionin hekurudhor në Veles. Paralajmëruan se do të vazhdojnë me bllokimet derisa nuk u përmbushen kërkesat për pagesë të pagave dhe zgjidhje të statusit të “Kolska”-s. Bllokim paralajmëruan edhe për nesër nga ora shtatë deri në orën 10.
Sllobodan Dimitrievski, kryetar i sindikatës së “Kolska”-s, deklaroi se kanë qenë të detyruar t’i ndalin trenat të cilët në atë termin qarkullojnë nëpër Veles, sepse pikërisht NP “Hekurudhat e Maqedonisë” për rregullim të vagonëve të udhëtarëve dhe të ngarkimit të “Kolska”-s i ka borxh gjashtë milionë e 700 mijë denarë.
“ishim të detyruar për një hap të këtillë sepse për shërbimet e kryera të punës për rregullim të vagonëve kemi kërkesë nga HM. Të punësuarit e ‘Kolska’-s po mbajnë grevë tanimë gjatë gjithë muajit për shkak se nuk kemi marrë paga për gjashtë muajt e këtij viti, ndërsa nuk kemi as sigurim shëndetësor. Njëherit kërkojmë që të zgjidhet statusi i firmës tonë e cila me përqindje të madhe është në pronësi shtetërore”, tha Dimitrievski.
Pjesa më e madhe e të punësuarve në “Kolska”-s konsiderojnë se zgjidhje më e volitshme të cilën me vite përpara e kërkojnë është që ata të jenë pjesë dhe t’i bashkëngjiten NP “hekurudhat e Maqedonisë” për shkak se puna e tyre kryesisht është rregullimi i vagonëve të ngarkimit dhe udhëtarëve.