Zaev: Paga mesatare fillon të rritet edhe në kushte të krizës ekonomike-shëndetësore

57

Shkup, 22 shtator – Rritje prej 8,5 për qind e pagës mesatare është vërejtur  në korrik të këtij viti në krahasim  me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruajti sot  në profilin e Fejsbukut të tij kryeministri Zoran Zaev, duke përmendur se paga mesatare vazhdon të rritet edhe në kushte të krizës shëndetësore-ekonomike.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë,  neto paga mesatare në korrik ka qenë 27.231 denarë,  dhe është rritur për 2.127 denarë. Kjo i detyrohet  rritjes së pagave  në arsim dhe shëndetësi  vitin e fundit,  si dhe masave efikase antikrizë gjatë pandemisë”, citoi Zaev në status.

Theksoi se Qeveria krijon korrnizë e cila do të mundësojë pagat  dhe pensionet të vazhdojnë  të rriten, ndërsa qytetarët të kenë  fuqi blerëse më të madhe.

“Të sigurojmë standard më të mirë jetësor dhe ta zvogëlojmë papunësinë. Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor, me atë kontribuojmë  në rritjen e tërësishme  të ekonomisë. Ekonomia,  e cila është e gatshme të përgjigjet  në sfidat e reja dhe të ofrojë shans për secilin”, shkruajti  kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Comments are closed.