Shkup, 26 korrik – Pa zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia nuk mund të pres që të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së dhe NATO-s, tha kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme parlamentare.
Nuk është e vërtetë, theksoi Zaev, se pas Marrëveshjes me Greqinë “tash është fundi, ne nuk kemi emër”.
“Kemi marrëveshje për pranimin e gjuhës maqedonase, të identitetit etnik maqedonas. Tashmë askush në botë, askush nga fqinjët tanë nuk e konteston gjuhën tonë maqedonase dhe identitetin tonë maqedonas. Kjo është situatë e tejkaluar dhe punë e vlefshme historike. Në qoftë se referendumi është i suksesshëm dhe qytetarët e mbështesin marrëveshjen, pasojnë ndryshime kushtetuese”, theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajço Dimkov.
Nëse në Internet shënohet Republic of North Macedonia dhe Republic North of Macedonia nuk është e njëjtë, potencon dhe u bëri thirrje ata të cilët e bëjnë këtë të mos përhapin teza të tilla dhe të thonë se tani do të quhemi “Republika në veri nga Maqedonia”.
“Të gjitha vendet të cilat e shfrytëzojnë këtë mbiemër para emrit të tyre, e shfrytëzojnë në këtë mënyrë, Karolina Veriore, Irlanda Veriore, ky është klasifikim klasik ndërkombëtar, në qoftë se qytetarët e mbështesin atë që të quhemi Republika Veriore e Maqedonisë”, theksoi kryeministri.
Theksoi se do të jemi maqedonas dhe do të flasim në gjuhën maqedonase, e vetmja në botë. “Është e saktë që nga viti 1977 është shënuar në grafat e KB-së, por nuk ishte pranuar nga fqinjët, nuk përdorej”, tha Zaev dhe shtoi se me Marrëveshjen fituam konfirmim për gjuhën maqedonase dhe për shtetësinë maqedonase.
Në lidhje me pronat theksoi se gjatë bisedimeve nuk është biseduar, duke theksuar se as ai, e as Ciprasi, e as cilido qoftë kryeministër nuk kanë të drejtë të flasin për prona të territoreve të shtetit tjetër. Kjo po rregullohet, tha, me të drejtën ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare, nënshkrues të së cilës janë Greqia dhe Maqedonia.
“Maqedonia asnjëherë nuk ka mundur që këtë punë ta përfundojë në vend të huaj. Këtë mund ta bëjnë qytetarë me dëshmi në rrugë gjyqësore, t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Është gënjeshtër se për këtë është biseduar. Ne nuk kemi kurrfarë aspiratash të tilla, e as dikush ka aspirata drejtë territorit tonë. Nga ky aspekt asgjë nuk është biseduar”, theksoi Zaev.