Shkup, 21 maj – Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu optimizëm se është e mundur që këtyre ditëve para publikimit të raportit të KE-së të vihet deri në zgjidhje të statusit të PSP-së, në kuadër të propozim ligjit për Prokurorinë publike. Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska e cila informoi se ende nuk ka caktuar takim të ri, shumë gjëra në vendin tonë janë zgjidhur në momentin e fundit, kështu që, potencoi, gjithçka është e mundur.
“Mendoj se mundemi këtyre ditëve para publikimit të raportit më 29 maj ta rrumbullaksojmë këtë proces dhe dy palët thënë kushtimisht në procesin negociues të publikojnë se është arritur marrëveshje”, deklaroi Zaev pas debatit të sotëm për projekt-tekstin e Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe multikulturalizëm.
Shtoi se e di që në momente të caktuara ka përafrime, kështu që siç tha, për disa detaje do të ndalojnë, por procesi, vlerësoi, lëviz drejt përfundimit të suksesshëm.
“Kjo është e rëndësishme për shkak se edhe vetë raporti do të jetë pozitiv, por nuk do të duhet të lëmë si shtet çfarëdo qoftë argumenti të Këshillit ekonomik, i cili është prezantuar nga vendet anëtare. Të mos lejojmë të kemi çfarëdo qoftë njolle apo shkak për këdo qoftë dhe çkado qoftë të zvarritë”, porositi kryetari i Qeverisë.
Ministrja Deskoska shfaqi shpresë se do të kenë sukses të ndërtojnë konsensus me fillimin e parimeve që janë dhënë nga BE-ja, ndërsa janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e sundimit të drejtësisë në vendin tonë.
Ajo beson se tashmë e kanë kuptuar të gjitha partitë politike se ajo që do të thotë kërkesë për amnisti nuk guxon dhe nuk mundet të kalojë.
“Këmbëngulja jonë që të përfaqësohen të gjitha parimet e sundimit të drejtësisë, e kjo do të thotë të mos ketë kurrfarë mundësie për amnisti të fshehtë është parimi nga i cili nuk guxojmë dhe mundemi të largohemi sepse ligji që do të përmbajë zgjidhje cilësore adekuate të standardeve të BE-së është ligj që do të vlerësohet pozitivisht”, theksoi Deskoska pas debatit për projekt-tekstin Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe multikulturalizëm.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për hetimet që i udhëheq PSP-ja, Deskoska informoi se bisedohet rreth shfrytëzimit të kornizës ekzistuese ligjore, vendimet që janë në ligjin aktual për PSP, në ligjin aktual për procedurë penale dhe vendimet që dalin nga praktika.
Kryeministri Zaev informoi se për të gjitha detajet e ligjit në të cilin është e inkorporuar PSP-ja ka pasur takim edhe me Zijadin Selën dhe me Bilall Kasamin.
“Kjo nuk është e kushtëzuar me proces gjyqësor. Askush edhe nuk e kërkon realisht për shkak se nuk është nën qeveri as nën parlament. Ndoshta përmes kësaj kanë dashur të dërgojnë mesazh për drejtësi apo ngjashëm. Besoj se qysh po arrin nëpër shumë procese dhe lëndë drejtësia, ashtu edhe rreth këtyre lëndëve të cilat opozita shqiptare i flet do të vijë drejtësia dhe transparenca për të gjithë”, deklaroi Zaev.