Shkup, 29 janar – E drejta e opozitës të parashtrojë amendamente për ligjin për gjuhë duhet të respektohet, por njëkohësisht edhe obligimi se përmes kësaj të drejte bllokohet puna e Kuvendit, porositi sot kryeministri Zorab Zaev.
Ai theksoi se është i shqetësuar çfarë do të ndodhë me reformat nëse bllokohet Kuvendi dhe si do të miratohen ligjet të cilat janë të rëndësishme për Planin 3-6-9 nga procesi i reformave.
“Maqedonia është para një klime pozitive për rekomandim të mundshëm për fillimin e negociatave për BE, ndërsa shpresoj në qershor madje edhe për datë për fillimin e negociatave. Nëse i bllokojmë reformat nuk mund të themi se do të lëvizim në këtë drejtim, por besoj se edhe opozita do të jetë e arsyeshme në fushëveprimin e Rregullores që e ofron Kuvendi. Shpresoj se do të gjendet zgjidhje në bisedimet midis koordinatorëve dhe përfaqësuesve të opozitës dhe të partive në pushtet”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përfundimit të seancës së sotme “Ryshfeti”.
Ligji, shtoi, është në procedurë normale dhe ai, siç theksoi, personalisht në Ohër e ka prezantuar në verën e vitit të kaluar pas çfarë u hap debat.
“Besoj se Parlamenti do të veprojë konform Ligjit për Kuvendin, Rregullorja dhe rregullat e tjera ligjore pozitive dhe pres që puna të udhëhiqet në koordinim te kryetari i Kuvendit. Është me rëndësi të ruhen procedurat demokratike konform Ligjit për Kuvend dhe Rregullore, sepse demokracia është imperative”, potencoi Zaev.