Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres konferencën e sotme në Qeveri tha se nuk ndjehet i shantazhuar si politikan pas të gjitha ngjarjeve gjatë negociatave me Greqinë, amnistinë, negociatat me partitë politike.
Më shumë jo dhe sigurisht jo, për arsye se çfarë kemi punuar në Maqedoni kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme, tha Zaev.
Qytetarët, shtoi, i dinë detajet dhe gjithmonë ishim madje në tehun për ta rrezikuar procesin e negociatave me Greqinë kur ndajmë gjithçka me qytetarët. “Të gjithë procesin secili duhet ta konfirmojë se e kemi udhëhequr në mënyrën më transparente të mundshme dhe me përgjegjësi duke e ditur se sa i madh është çmimi për të ardhmen e vendit tonë, por edhe sa është i hidhur vendimi që duhet të sillet. Por, nuk është e lehtë edhe në Greqi, e shihni. Kjo vetvetiu konfirmon se kemi marrëveshje korrekte dhe të drejtë, të mirë dhe vetëm të mirë për të dyja vendet. Reagimet e dy partive opozitare gjithashtu janë konfirmim se edhe në Greqi edhe në Maqedoni bëhet fjalë për përfitime të njëjta prej të dyja palëve. Procesin që ndodhi në Maqedoni e udhëhoqëm në mënyrë transparente dhe me vegla politike e jo me vegla të gjyqësisë, jo me vegla të nuk e di se kujt tjetër – drejtpërdrejt, me nder, sollëm ligje të qarta, sollëm vendime që varen prej nesh politikanëve”, sqaroi Zaev.
Shprehu bindjen se edhe në shtëpi mund të pajtohemi siç e bëmë atë me fqinjët siç është Greqia me të cilën ia shtrimë dorën njëra-tjetrës për një problem kaq të ndjeshëm.
“Në shtet mbetëm 1,5 milionë mund të pajtohemi gjithsesi përmes përgjegjësisë së qartë brenda, përmes proceseve të vendosura në mënyrë transparente për atë që thashë, me Ligjin për amnisti ky është vetëm fillimi i pajtimit. Të rinjtë duhet të pajtohen edhe midis VMRO-së dhe LSDM-së edhe midis maqedonasve dhe shqiptarëve, edhe midis qyteteve dhe fshatrave. Kudo. Vëlla me vëlla për shkak të politikës nuk flasin. Kjo nuk është e shëndoshë. Nuk na sjell kjo gjë progres. Ka këshilltarë të cilët janë në luftë sikurse ne këtu në Parlament. Pajtimi është i shëndetshëm dhe i duhet Maqedonisë. Në mënyrë transparente do ta bëjmë paralelisht me të gjitha këto reforma ekonomike, progresin ekonomik dhe të gjitha reformat e tjera të cilat ndodhin në Maqedoni”, sqaroi kryeministri.
I pyetur nëse është i vetëdijshëm se do të paguaj çmimin politik për këtë që është duke e bërë, Zaev decid se ky është vlerësimi i qytetarëve, të cilët mendimin e tyre do ta shprehin në zgjedhje.
“Detyrë e imja është që atë që e bëj e paralajmëroj, në mënyrë transparente bëhet dhe qytetarët sjellin vlerësim. Ata mund të mos pajtohen me Zoran Zaevin të hap një proces të tillë të pajtimit për shembull, edhe atë fjalën e tyre do ta tregojnë në mejdanin e parë, në zgjedhje. Sot në Maqedoni e shprehin në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes mediave, Fejsbukut, Tuiterit, përmes të gjitha aspekteve të mundshme, por do të pajtoheni, një shumicë e madhe jep mbështetje për këtë që po ndodh në shtet. Njëzet e shtatë vjet pritëm të ndalur këtu në një vend derisa bota shkonte përpara. Të rinjtë largohen çdo ditë. Detyrë e jona është të krijojmë ambient. Kjo është pjesa e ambientit. Kemi miq, e pamë, prej kudo, por punën që duhet vet ta kryejmë në shtëpi është punë e jona”, tha Zaev.
Sipas tij, politikanët të cilët janë për qytetarët dhe për shtetin sjellin vendime pa dallim pikëve politike të cilat i marrin apo i humbin apo do t’i ndryshojnë, nëse shteti shkon përpara.