BE-ja duhet të qartësojë se vendi nuk ka synim të bëhet anëtare në qershor apo në korrik, por se dëshiron t’i fillojë negociatat. Ky do të jetë motivim dhe stimulim shtesë që të punojmë më shumë, më guximshëm, më mirë dhe më suksesshëm, tha kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno Studio” në TVM.
Sipas tij, nëse BE-ja nuk ndan datë për fillimin e negociatave, do t’i dekurajojë edhe vendet e tjera, ndërsa do të nxisë edhe kthim të sërishëm të strukturave nacionaliste që në të vërtetë nuk na nevojitet. Evropa ka përgjegjësi, duhet të vendosë seriozitet ndaj atyre që gjithashtu kanë vepruar.
Zaevi, së bashku me ministrat e Punës dhe Politikës Sociale, të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Milla Carovska, Venko Filipçe dhe Damjan Mançevski, ka folur pr politikat qeveritare në këto fusha. Shfaqi kënaqësi nga ajo që është punuar deri më tani, duke paralajmëruar reforma edhe më intensive.
“Jemi në rrugë të vërtetë. Nuk kemi probleme dhe frena të jashtëm, një pjesë të madhe të punëve varen nga ne, veçanërisht nga institucionet në dhe jashtë pushtetit ekzekutiv. Kjo periudhë është e çmuar dhe nuk duhet ta lëshojmë. Në rrethana të këtilla, në rezultate që i kemi arritur, duhet të motivohemi plotësisht që të përshpejtojmë drejt realizimit të qëllimit – shoqëri moderne me gjyqësi dhe administratë të përgjegjshme, paga të mira dhe standard të lartë”, potencoi Zaevi.
Lidhur me vërejtjet se administrata është shumë ngarkuar, kryeministri tha se nga aspekti njerëzor, askush nuk është i gatshëm, as dëshiron t’i largojë njerëzit pa paraprakisht t’u sigurojë një të ardhme. Lidhur, megjithatë, me punësimin e fëmijëve të funksionarëve nuk guxohet të ketë vërejtje nëse procedura është e rregullt. Edhe atyre duhet t’u mundësohet mundësi e barabartë diku të konkurrojnë dhe të punësohen, por procesi dhe e gjithë procedura patjetër të jenë transparente, opinioni të dijë se i përmbushin kriteret e nevojshme dhe me vendin përkatës të punës. Nuk guxon, shtoi, të trajtohen sikur të jenë të “rendit të dytë”.
Shëndetësia, siç theksoi Filipçe, krahas reformave të parashikuara dhe rritjen e pagave të mjekëve, është fokusuar në ndërtimin e qendrës së re klinike, socialja, sipas Carovskës, ka për qëllim që qytetarët me rrezik social t’i kzhejë në tregun e punës, ndërsa në pjesën e institucioneve shtetërore dhe publike, theksoi Mançevski, qartë do të definohen integrimet që të mos ketë përkime. Duke e komentuar gjoja mbipunësimin, Mançevski tha se administrata publike do të përballet me mungesë të kuadrit, veçanërisht në pjesën e reformave dhe fillimin e negociatave.(koha.mk)