Shkup, 25 tetor – Sindikati i Arsimit dhe Shkencës nuk e pranon propozimin e Qeverisë për rritje të pagave në këtë sektor për 10%, nga muaji prill i vitit të ardhshëm. Pas mbledhjes së mbajtur gjatë ditës së sotme, ata kanë marrë vendim ku Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i japin hapësirë kohore prej 15 ditësh për ta pranuar kërkesën e tyre për rritjen më të madhe të pagave edhe atë nga muaji janar i vitit 2020. Në të kundërtën, prej datës 11 të muajit nëntor, SASHK kërcënohet me grevë e përgjithshme.
Kryetari Jakim Nedellkov tha se nuk do të organizohen protesta ose marshe, por thjeshtë nuk do të mbahet mësim. Ai u shpreh se pret që të gjitha shkollat ta bojktojnë mësimin, ndërkaq, nuk është i sigurtë sa është numri i të punësuarve të arsimit që e mbështesin bojkotin.
Këshilli i SASHK-ut njëzëri solli vendim se nuk e pranon ofertën dhe interesat e saj do ti mbroj me grevë gjenerale. Këshilli gjithashtu në këtë periudhë pajtimi deri në grevën që do të mbahet për 15 ditë, e hap edhe nëjherë kërkesën drejtë Ministrisë së Arsimit dhe e kërkon që rritja e paraparë të mos filloj nga muaji prill, por nga 1 janari i 2020-tës”.
Kurse kryeministri Zoran Zaev ishte decid, se nuk mund të sigurojnë paga më të mëdha se kaq për të punësuarit në arsim.
Po i bëjmë përpjekjet tona në mënyrë maksimale, por nëse ata tërhiqen prej këtyre 10%, atëherë shëndet, sepse edhe ashtu mezi i sigurojmë ato para. Në të kundërtën do të bisedojmë, ne japim atë që mundemi, atë që nuk e kemi, tekstualisht është e pamundur. Dua të dërgoj mesazh për mriëkuptim”.
SASHK deri te ky vendim erdhi pasi mësimdhënësit janë shprehur të pakënaqur nga vendimi i Qeverisë që të ketë rritje të pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë të jetë vetëm 10%. Paraprakisht, kreu i SAShK-ut, Nedelkov deklaroi se sipas mendimit të tij personal, për Sindikatën e pranueshme do të ishte rritja prej 15% prej janarit të 2020-s. SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor mbajti greve paralajmëruese, me çka kërkoi rritje të pagave për 25%.(koha.mk)