Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër drejtë të cilës synon përveç BE-së dhe kjo është për shkak vlerave evropiane, theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media.
“Ne e duam Evropën, jo që të hyjmë në territorin e BE-së, sepse tashmë jemi pjesë e kontinentit evropian, por për shkak vlerave evropiane. Këtu do të jetë si në Evropë, sepse fëmijët tanë do të ndjehen si fëmijët në Evropë. Dhe këtë duhet ta vazhdojmë”, theksoi Zaev.
Ai potencoi se 27 prej 28 liderëve të BE-së ishin për fillim të negociatave me vendin, duke shtuar se e kupton dilemën që e ka Franca dhe kjo nuk duhet të na dekurajojë.
“Besoj se do ta korrigjojnë qëndrimin e tyre, sepse BE-ja është krijuar me qëllim. Ka arsye pse BE-ja duhet të ekzistojë. Që të jetë e fuqishme, e bashkuar, aleate kundrejt SHBA-së, Rusisë dhe Kinës dhe tërë botës dhe të demonstrojë vlera demokratike”, tha Zaev.
Ai shtoji se pas vendimit të djeshëm negativ të Këshillit Evropian i janë paraqitur pothuajse të gjithë kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare të BE-së që ta inkurajojnë atë dhe popullin tonë të vazhdojmë në rrugën evropiane dhe për të treguar se ato janë këtu për ne.
Zaev potencoi se BE-ja do t’i tejkalojë diveristetet sepse ka interes në Ballkanin Perëndimor, si që kemi në interes nga BE-ja.
“Nuk duhet të heqim dorë. Ne me radhë i dimë reformat që duhet t’i bëjmë. Duam të jemi anëtare e Bashkimit Evropian, për shkak vlerave evropiane këtu”, shtoi Zaev.
Ai potencoi se ne do të bëhemi anëtare e BE-së dhe do të kontribuojmë me punë në vend të ndriçojë dielli ynë dhe sërish “t’i ndezim yjet të cilat çojnë drejtë strategjisë drejtë të cilës synojmë”.