Midis ministre së Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministres Radmilla Shekerinska dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nuk ka asnjë mosmarrëveshje. Bëhet fjalë për dy kolegë në Qeveri mes të cilëve ka besim dhe bashkëpunim të shkëlqyer, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse me thirrjen e ambasadorit Vasko Naumovski në konsultime në Shkup del në pah mosmarrëveshja midis dy ministrave.
“Ndoshta ndonjëherë kur dikush e shpreh mendimin e tij për çështje të caktuara, kjo nuk domethënë se ekziston rezervë në bashkëpunim. Ne jemi vetëm transparent dhe çdoherë flasim hapur për pritjet, ndjenjat dhe shpresat tona. Besimi është i madh, ndërsa thirrja e ambasadorit Naumovski për konsultime është punë e ministrit. Ai i di të gjitha detajet se si dhe çfarë duhet të ndërmarrë”, tha Zaev,
Shtoi se personalisht nuk pajtohet me reagimet e përshpejtuara në deklarata të caktuara të ambasadorit për arsye se të gjithë duhet të kemi kujdes dhe t’i japim mundësi procesit për çështjen e emrit.
“Ai ishte në konsultime këtu dhe u pajtuam për qasje strategjike të vendit tonë të cilën çdonjëri në nivele të ndryshme e paraqet, por për një gjë u pajtuam sigurisht – duhet të jemi të kujdesshëm, ndërsa nuk mund të jemi divergjentë dhe të kundërt në deklaratat, madje edhe të ndjeshëm nëse ajo plotësisht e prish procesin për të cilin qytetarët, ne si pushtet dhe opozitë, ne po bëjmë kaq shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje”, theksoi kryeministri Zaev.
Sipas atij, ministri Dimitrov është profesionalist dhe beson se do të veprojë në mënyrë më të mirë për shtetin.