Shkup, 17 korrik – Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp në Qeveri sërish i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të vjen në takimin e liderëve të premten, duke theksuar se ai do të mbahet pa dallim në pjesëmarrjes së tij dhe se është përgjegjësi e tij nëse do të paraqitet në takim, informon Koha.mk
“Unë jam i gatshëm për të biseduar duke e përfshirë edhe atë që Mickoski dëshiron ta shënojë. E bëj edhe një përpjekje, rendi është të paraqitemi atje. Nuk duhet të dakordohemi për të gjitha çështjet por duhet të bisedojmë. Ai është obligimi ynë”, tha Zaev.
Sipas tij, nuk mund të jemi vend normal nëse liderët nuk ulen për të biseduar për regjistrimin, sepse ai nuk mund të anulohet edhe për dhjetë vjet.
Sipas kryeministri, Mickoski dëshiron të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme, por, siç tha, së pari duhet të dakordohen për Kodin zgjedhor, për sjelljen e të cilës rekomandime dha edhe ODIHR.
Kryeministri vlerësoi se është urgjente sjellja e ligjit për Prokurorinë Publike.
“Prokuroria publike nuk është vetëm obligimi ynë. Të gjithë ne të cilët mundohemi për shtet juridik nuk mund të lëmë të mos sillet ligji për Prokurorinë Publike”, tha Zaev. Mickoski thotë se do ta bëjë hi ligjin për PP-në. Pse ta bëjë, sepse udhëheq hetim për korrupsion të lartë të bartësve të njohur të funksioneve në VMRO-DPMNE? Për kë do le të sillet, ligji duhet në mënyrë të barabartë të vlejë për të gjithë, tha Zaev duke shtuar se ajo nuk duhet të anulohet.
Përsëriti se takimi i liderëve do të mbahet të premten, të gjitha temat janë potencial për bisedë, por që nuk ka për qëllim të plotësojë dëshirë për zgjedhje të parakohshme.
“Nuk kam për qëllim të plotësojë dëshira për zgjedhje të parakohshme, edhe pse e di se do të fitoj, se pushteti do të fitojë. Por nuk kam për qëllim vetëm për shkak të asaj që të mos i bëj dëm perspektivave ekonomike të qytetarëve”, shtoi Zaev.
Tha se pret që Mickoski të paraqitet në takimin e liderëve, duke theksuar se ai, si një nga pjesëmarrësit politik, do të vazhdojë t’i shtyejë proceset që e fusin shtetin në NATO dhe BE, si dhe rritja e paramentrave ekonomik, sepse, siç tha, ajo është pritje e qytetarëve. (koha.mk)