Takimi tek presidenti Gjorge Ivanov ka qenë për normalizimin e rrjedhave politike, pas reagimit të qytetarëve ndaj aktiviteteve të Prokurorisë dhe gjyqit për dhunën më 27 prill, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.
Sipas tij është diskutuar edhe për nevojën që opozita të jetë e përfshirë në proceset e ardhshme reformuese, ndërsa me Gruevskin të vazhdojnë takimet, transmeton Medial.mk.
“Nuk dua të komentoj vendimet e gjyqit, unë i përkushtohem aspektit politik pasi jam politikan dhe besoj se patjetër të ketë sundim të së drejtës në Maqedoni por edhe të jemi të kujdesshëm për perspektivat e shtetit, Maqedonia është para proceseve serioze dhe reformave dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje përmes bisedimeve me partitë politike”, ka thënë Zaev.