Shkup, 18 korrik – Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e djeshme për shtyp i inkurajoi gjykatësit për të vendosur në mënyrë të ashpër sipas ligjit dhe Kushtetutës, sepse, siç tha, nuk i kanë borxh askujt. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki kërkoi paraburgim për Katica Janevën, ndërsa deputeti Kostadin Kostadinov megjithatë kërkoi përgjigje nga Mickoski nëse ka pasur takim me njërin prej të dyshuarve në lëndën “Zhvatje” në të cilin të dyshuarit janë Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski (Zoki Kiçaec) të cilët kanë marrë nga 30 ditë paraburgim, njofton Koha.mk
Sipas Zaev, shumë raste në të kaluarën janë fshehur, janë menaxhuar nga pushteti ekzekutiv, nga të fuqishmit në shtet që askush të mos dalë para përgjegjësisë së mundshme përmes sistemit gjyqësor. Treguam, tha Zaev, se askush nuk është i mbrojtur dhe se secili do të përgjigjet nëse ka gabuar dhe ndaj secilit do të hapet hetime nëse ekzistojnë indikacione për këtë. Kryeministri potencoi se nëse dëshmohet se ndonjë i afërm i pushtetit ose bartës i funksionit ka gabuar para ligjit, ajo afërsi ose mbështetje mund të përfundojnë në të njëjtin moment.
Zaev para gazetarëve deklaroi se ai nuk është dëgjuar përmes telefonit me prokuroren Katica Janeca, para se t’i konfiskohet celulari.
Rasti “Reket” u përputh me dorëheqjen e papritur të prokurores së posaçme Katica Janeva, e cila siç tha, dje prokurorja Vilma Ruskoska nuk është lëndë e hetimit, por megjithatë telefoni i saj celular është konfiskuar që të konfirmohet komunikimi eventual mes asaj dhe Bojan Jovanovskit.
Mickoski megjithatë kërkoi paraburgim për shefen e PSP-së, Janeva, sepse, siç tha, janë plotësuar të gjitha kushtet.
“PSP-ja e komprometuar është punë e kryer, ndërsa hapi i parë duhet të jetë paraburgim për Katica Janevën dhe gjithë të tjerët të përfshirë në oktapodin kriminalistik. Janë përmbushur të gjitha kushtet. Mundësi për përsëritje të veprës, pasi që Janeva edhe sot është njeriu i parë i PSP-së së korruptuar, ekziston mundësi për arratisje dhe për ndikim ndaj dëshmitarëve. E tërë kjo është vetëm një alibi i dobët dhe i zbehtë”, konsideron Mickoski.
Prokurorja Lençe Ristovska në emër të ekipit të Prokurorisë Speciale Publike porositi se ruajtja e integritetit të PSP-së është interesi parimor i prokurorëve dhe hetuesve në prokurori. Veprimet e individëve, sipas saj, nuk i pasqyrojnë të gjithë në prokurori dhe nuk guxon t’i sjellë në pikëpyetje procedurat që janë zhvilluar deri më tani.
Në Fejsbuk u deklarua eksperti belg Piter Vanhojte, i cili ishte angazhuar në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës. .Ai ka shkruar që prokurorët të lihen për ta kryer punën e tyre për rastin “Reket”. Ai ka shtuar se çfarëdo që të kishte ndodhur në Zyrën e prokurorit publik special, është me rëndësi të ndërpriten të gjitha spekulimet dhe t’u lejohet prokurorëve të kryejnë punën e vet.
Vanhojte bën thirrje se nëse konfirmohet se ka pasur keqpërdorim të fuqisë, njerëzit që kanë qenë të përzier në të, duhet të dënohen, por fillimit të ndërpriten spekulimet. (koha.mk)