Shkup, 13 nëntor – Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për arratisje ose jo. Duhet ta konfirmojmë këtë, të konstatojmë se Gruevski është jashtë vendit, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Zaev edhe njëherë përsëriti se pushteti nuk ka për qëllim të ndërhyjë në sistemin gjyqësor dhe apelon që institucionet të lihen të kryejnë punën e tyre.
“Policia nuk ka pasur asnjë të drejtë pa urdhër ta pengojë lirinë e Gruevskit, as t’i afrohet, ta ndjek apo të zbatojë ndonjë gjë. Për këtë patjetër duhet të ekzistojnë urdhra gjyqësore”, ka thënë Zaev në pyetjen kush është përgjegjës për atë pse Gruevski nuk është gjetur.
Zaev ka potencuar se nuk mund të thotë kush është përgjegjës, siç tha, të gjitha institucionet veprojnë siç është vepruar deri tani.