Shkup, 21 shkurt – Nuk guxojmë të lejojmë jo seriozitet edhe në dhjetë vitet e ardhshme të mos kemi regjistrim. Nëse jemi shtet i cili qe 20 vjet nuk ka regjistrim, atë duhet ta bëjmë sa më shpejtë. Jam i sigurt se do të kemi regjistrim të suksesshëm nga 1 deri më 21 prill, ashtu si që është paraparë, ka deklarua sot në Probishtip, kryeministri Zoran Zaev në pyetjen se si e komentin iniciativën e partisë opozitare, VMRO-DPMNE për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrim.
Kryeministri ka thënë se Ligji është konform Eurostatit dhe të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe se bëhet fjalë për operacion statistikor duke shtuar se “çfarëdo lloj bllokimi, çdo shpërqendrim i qytetarëve ose vënies në pasiguri, nuk është aspak akt patriotik ndaj shtetit”.
“Pres nga partia më e madhe opozitare që me vigjilencë ta ndjek procesin dhe të motivojë qytetarët që të gjithë të përfshihen pasi vetëm ashtu është e drejtë dhe jam i sigurt se nëse e shtyjmë deri në vjeshtë, atëherë as fushatë nuk mundemi, vitin tjetër hyjmë në vitin 2022, ndoshta do të jetë i paparashikueshëm dhe askush nuk mund të dijë se çka do të ndodhë. Gjithçka është gati për mbajtjen e regjistrimit”, ka thënë Zaevi.
Ka shprehur bindjen se do të mbisundojë maturia, përgjegjësia dhe pjekuria para së gjithash te të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha te politikanët në vend.
Me tendat e hapura të vendosura në qytetet në vend, VMRO-DPMNE dje nisi iniciativën për të mbledhur nënshkrime me qëllim të anulimit të Ligjit për regjistrimin nën moton “Vendose nënshkrimin tënd për regjistrim të vërtetë”. Partia kërkon regjistrim elektronik që sipas tyre do të japë pasqyrë të qartë se sa njerëz ka në shtet.