Shkup, 30 maj – Kryeministri Zoran Zaev nuk ka ndër mend të negociojë me deputetë për të siguruar shumicë prej dy të tretave për marrjen e mandatit ish-kryeministrit dhe deputet i tanishëm, NIkolla Gruevski, sepse, siç tha, deputetët në këtë rast duhet të veprojnë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit.
“Për mua nuk është vetëm banale, por edhe qesharake të thuhet se Gruevskit nuk i është lejuar e drejta të vijë dhe të paraqitet për mungesë të arsyeshme. Ai mund të vijë në çdo moment. Unëd ëshiroj të vijë dhe sipas të gjitha gjasave do të ishte mirë të vijë në shtëpi. Ky është qëllimi ynë, e më pas të paraqitet edhe se mungon me arsye”, tha Zaev.
Ai beson se deputetët do të veprojnë sipas Kushtetutës dhe ligjit, sepse, siç tha, kjo flet edhe për ta, për të gjithë, pa dallim nëse janë nga pushteti apo opozita.
“Nuk kam ndër mend të negocioj për këtë punë me deputetët për të marrë dy të tretat të votojnë. Kjo është përgjegjësia e tyre dhe gjithsesi e kodit të tyre etik dhe moralit”, potencoi Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inaugurimit të objektit të ri të SHF “Vera Jociq” në Hipodrom.