Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë të dhënë për televizionin kombëtar kroat (HRT) ka thënë se nuk beson se do të ketë konflikt dhe gjakderdhje në vend dhe se nëse do të kishte ajo do të kishte ndodhur më parë. “ Frika ekziston dhe të gjithë jemi të frikësuar nga ajo gjë, por unë jam i sigurt se ajo nuk do të vijë. Nëse do duhej të kishte ndodhur kjo do të kishte ndodhur shumë më herët. Me shumë durim, përkushtim dhe zell,me anë të negociatave kemi ardhur këtu. Në këtë moment, oponenti im politik mbështetet nga presidentin, duke aluduar në ndarjet dhe federalizim, shkatërrimin e karakterit unitar të shtetit. Nëse publikisht keni sulmuar qytetarët të cilët janë më shumë se 20 për qind në Maqedoni, ata do të mbrojnë veten dhe pastaj ndarjet pasojnë. Nëse njerëzit bashkohen së bashku, të bashkuar, atëherë shteti është më i fortë. Koncepti ynë është “Një shoqëri për të gjithë” e tyre “Maqedonia e Maqedonasve”. Jo, Maqedonia është e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Zaev.