Shkup, 14 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev sonte në profilin e tij në Fejsbuk e përshëndeti miratimin e Ligjit për pagën minimale nga ana e deputetëve, transmeton gazeta KOHA.
“Urime deri tek të gjithë të punëtor dhe punëtoret! Ligji për pagën minimale është votuar në Kuvend. Që nga muaji i ardhshëm paga minimale do të arrijë 14.500 denarë. Çdo qytetar meriton të ketë jetë të mirë, prandaj pagën minimale prej 9.500 denarë në fillim të mandatit, e rritëm në 14.500 denarë”, ka shënuar Zaev.
Kryeministri Zaev paralajmëron se do të vazhdojë të angazhohet për standard më të mirë të jetës për qytetarët.
“E përmirësojmë standardin e jetës të qytetarëve dhe vazhdojmë të luftojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet vend më i mirë për të gjithë”, ka shënuar Zaev. (koha.mk)