Zaev: Nga Bexheti kërkova të veprohet sipas ligjit

Shkup, 13 gusht – Bisedoj me të gjithë kryetarët e komunave për probleme të komunave dhe posaçërisht probleme të cilat i shqetësojnë qytetarët, ndërsa për të cilat mund të ndihmojë Qeveria, ndërkaq me kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti fola edhe me rastin e spekulimeve në opinion se dikush po e mbron Jovo Vangellovskin në Këshillin gjyqësor. Më interesoi nëse ka të vërtetë në të dhe i thashë se nuk është me vend një sjellje e tillë, nëse ekziston. Secili duhet ta bartë përgjegjësinë e vet në pajtim me ligjin, pa marrë parasysh funksionin që e kryen.

Këtë e thekson kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, pasi që sot kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti deklaroi se Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ngriti procedurë kundër tij, sepse e refuzoi kërkesën e Zaevit “të ndikojë ndaj anëtarëve të Këshillit gjyqësor për t’u ndërruar një kryetar i një gjykate”.

Me kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sqaron Zaev, bisedova për problemin me ekspansionin e ndërtimeve pa leje në Matkë. Kërkova të veprohet sipas ligjit dhe përmes institucioneve të sistemit. Këtë e kërkojnë edhe qytetarët dhe këtë do ta sigurojmë sepse është punë e institucioneve publike. Punë e kryetarit të komunës është të punojë në interes të qytetarëve, e të të mbrojë ndërtime pa leje. Detyrë e secilit është të punojë dhe veprojë kryesisht sipas ligjit. Ndërkaq, për punën e KSHPK gjykojnë mu ata të cilët e paguajnë punën e tyre, e ata janëq ytetarët. Nuk është objektive për punën e KSHPK-së të gjykojnë ata kundër të cilëve ka lëndë.

E vërteta për atë që unë kam biseduar me Bexhetin si koordinues i ekipit juridik të BDI-së, potencoi, është në vijim: Kam folur për shumë çështje të cilat janë të rëndësishme për marrjen e datës për negociata me BE-në. Kemi folur për gjithçka, për ligjin akoma të pavotuar për prokurorinë publike, por edhe si të kontribuojmë që ligjet e miratuara të implementohen, të funksionojnë, Me të kam folur se të gjithë pjesëmarrësit në institucionet e jurisprudencës, ndërkaq të zgjedhur në Parlament, duhet të jenë shembull për pjesëmarrësit e tjerë në jurisprudencë dhe të sjellin vendime, e jo për shkak të çfarëdo lloj arsyetimesh vazhdimisht t’i shtyjnë vendimet.

“Edhe sot e përsëris qëndrimin se shtetin juridik mund ta fitojmë ashtu siç të gjithë e dëshirojmë vetëm nëse mundësojmë që lirshëm dhe të pavarur të vendosin të gjithë pjesëmarrësit në jurisprudencë, pa u bërë presion për thelbin e vendimeve të tyre, por gjithsesi edhe pa iu lejuar apo t’u bëhet presion për shtyrje të vendimeve. Bexheti, politikanët dhe qytetarët e dinë mirë se shtyrja e vazhdueshme e vendimeve në këshillin gjyqësor, në gjykatën supreme, në gjykatat e apelit si dhe gjykatat themelore nëpër shtet janë një ndër shkaqet më serioze për kthimin e ngadalshëm të shtetit juridik dhe ndarjes së drejtësisë. Plotësisht, me Bexhetin bisedova edhe me rastin e spekulimeve në opinion se dikush po e mbron Jovo Vangellovskin në Këshillin gjyqësor. Më interesonte nëse ka të vërtetë në atë dhe i thashë se nuk është me vend një sjellje e tillë, nëse ekziston. Secili duhet ta bartë përgjegjësinë e vet në pajtim me ligjin, pa marrë parasysh funksionin që e kryen. Këtë ia thashë Bexhetit, këtë e them edhe publikisht”, qëndron në kumtesë.