Takime me numër të madh afaristësh të kompanive që seriozisht punojnë me institucionet tona, ka paralajmëruar sot kryeministri Zoran Zaev gjatë kohës së vizitës së tij në Selanik ku do të takohet me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis.
Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth hapjes së Konferencës ndërkombëtare shkencore “Gjuha maqedonase- burim i hulumtimeve filologjike dhe kultutore” në kuadër të Ditëve të hapura të Institutit për gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov”- Shkup ka thënë se nesër largohet për Greqi dhe ka theksuar se do të ketë paraqitje në Samitin e sivjetmë në Selanik dhe do të informojë të pranishmit mbi të gjitha përparësitë që i ka vendi.
“Dua të ndajë ndjenjën e kënaqësisë, se sa i madh është interesimi i kompanive greke, veçmas për pjesën e poshtme të shtetit, shkaku i afërsisë së transportit”, ka thënë Zaev.
Samiti në Selanik mbahet nesër dhe pasnesër nën patronazhin e presidentit të Greqisë, Prokopius Pavlopulos.
Siç ka bërë të ditur pres shërbimi qeveritar, Zaev në samit është i ftuar bashkë me kryetarët e qeverive të Greqisë dhe Bullgarisë, Kirjakos Micotakis dhe Bojko Borisov që të merr pjesë në diskutimin “Evropa Juglindore: Iniciativë për bashkëpunim rajonal dhe reforma”, e cila do të mbahet të enjten mbrëma më 14 nëntor. Samiti i Selanikut këtë vit mbahet për herë të katërt, në organizim të Federatës së industrive të Greqisë, në partneritet me Konfederatën për tregti dhe sipërmarrësi dhe Odën Ekonomike amerikane- greke.
Kryeministri sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ka shprehur kënaqësi nga takimi mes shefit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe presidentin e Francës, Emanuel Makron duke shtuar se është i kënaqur nga komentet pozitive që i ka dhënë Pendarovski pas takimit.
Ka shtuar se pason reformim i metodologjisë së negociatave, por mbetet motivimi i institucioneve se duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të jenë të fokusuar në procesin. (koha.mk)