Shkup, 6 korrik – Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev nesër do të marrë pjesë në Samitin e shefave të qeverive të procesit për bashkëpunim të RP të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore (16+1) në Sofje, Bullgari.
Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomik, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Delegacioni qeveritar i Maqedonisë do të marrë pjesë në hapjen solemne të Forumit të Biznesit, ndërsa pastaj kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në suaza të sesionit plenar të shefave të qeverive.