Kreu i LSDM-së Zoran Zaev para takimit me kreun e LR-PDSH-së Ziadin Sela në Tetovë, deklaroi se është i kënaqur se si rrjedhin bisedimet për përbërjen e re qeveritare dhe se që nesër do të fillojnë më detajisht të bisedojnë për ndarjen e resorëve përkatës. Ai mes tjerash theksoi se po mundohet që sa më shpejtë të krijohet përbërja qeveritare dhe të dorëzohet në Parlament për votim, pasi kjo është së pari interes i qytetarëve dhe më pas edhe për shkak të obligimeve ndaj Brukselit, respektivisht perspektivën euroatlantike të vendit. Ai para takimit theksoi gjithashtu se ndjen kënaqësi që Ziadin Sela e ka rimarrë veten dhe do të bisedojë më të për formimin e Qeverisë.