Takim tet-a-tet do të realizojnë nesër Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, i cili do të qëndroj në vend, si mysafir i posaçëm në takimin e liderëve të vendeve në Procesin Brëdo-Brioni. Në orën 10:00 para Qeverisë do të organizohet pritje zyrtare e delegacionit të lartë të BE-së i udhëhequr nga Tusk. Pas tet-a-tet takimit, siç informon shërbimi qeveritar për media do të vijojë edhe takim bilateral i delegacioneve të Qeverisë dhe Këshillit Evropian. Pas përfundimit të takimit do të vijojnë deklarata për mediat.