Zaev nesër do ta parashtrojë në Kuvend propozimin për rikonstruimin e Qeverisë

Shkup, 22 qershor – Kryeministri Zoran Zaev nesër pasdite në Kuvend do ta dorëzojë propozimin për rikonstruimin e Qeverisë dhe me atë rast do t’i kumtojë hollësitë rreth emrave dhe resorëve. Propozimi duhet të miratohet në mbledhje të Kuvendit javën e ardhshme.

“Vendi ynë sot, nesër dhe të dielën paradite është nikoqir i Konstituencës së më shumë se 15 ministrave të Financave, guvernatorëve, tre nënkryetarëve të Bankës Botërore dhe dy nënkryetarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Dëshirojmë të dëshmohemi në dritën më të mirë dhe kjo është arsyeja kryesore. Vendimet janë sjellë dhe të dielën pasdite do t’i dorëzoj në Kuvend materialet për të gjitha ndryshimet që do të ndodhin në Qeveri”, deklaroi Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezentimit të sotëm në Byronë për metrologji.

Paralelisht me këtë, siç theksoi, është duke u punuar edhe në valën e dytë me të cilën duhet të përfshihen drejtorë dhe anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike.

Lidhur me ndryshimet të cilat bëhen brenda Lidhjes Socialdemokrate, Zaev informoi se mbetet të emërohen nënkryetarët e partisë si edhe 20 kryetarë të organizatave komunale të partisë.