Kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka bërë të ditur sot se nuk është kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor nëse për këtë datë janë të pajtimit edhe partitë tjera politike.
Kryeministri Zaev, më parë për shkak mbajtjes së regjistrimit të popullsisë, kishte propozuar 31 tetorin si datë ideale për mbajtjen e zgjedhjeve. “Duhet ta pyesim edhe opozitën e cila duhet të jetë e kënaqur me datën e zgjedhjeve. Nëse opozita thotë 17 tetori dhe nëse pajtohen edhe partitë tjera atëherë edhe për ne është në rregull”, u shpreh Zaev.