Shkup, 8 prill – Maqedonia do të veprojë sipas rregullave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në lidhje me kërkesën për ekstradim në Turqi të disa shtetasve të saj, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në punëtorinë “Garanci për të rinjtë”, transmeton Koha.
“Turqia është mike e madhe e Maqedonisë së Veriut dhe ata çdoherë sugjerojnë për shkak të pritjeve të tyre që i argumentojnë me argumentet e tyre që i kanë pasur si njohuri në Turqi. Ne veprojmë me rregullat ndërkombëtare, marrëveshje dhe rregulla që ekzistojnë në vendin tonë. Për këto lëndë kompetente është Prokuroria Publike dhe ata përderisa konfirmojnë dëshmi, duhet të veprojnë edhe pa kërkesë të shtetit turk”, theksoi Zaev.
Ai edhe njëherë potencoi se nëse ekzistojnë dëshmi menjëherë do të procedurohet. (koha.mk)