Shkup, 26 korrik – Para 56 viteve ora e madhe në Stacionin e vjetër hekurudhor në Shkup ngriu. Mbeti të dëshmojë se 20 sekonda ishin të mjaftueshme të ndalojë jeta në qytet. Kur pluhuri u lëshua dhe kur ndaloi tingulli ogurzi, bota e pa katastrofën. Shkupi kujton!, shkroi kryeministri Zoran Zaev në “Tuiter” me rastin e 56-vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, njofton Koha.mk
Në tërmetin e vitit 1963 jetën e humbën 1.070 njerëz, ndërsa 3.000 u lënduan. Në ripërtëritjen e tij u kyçën një numër i madh shtetesh, për çka Shkupi u bë i njohur si “Qyteti i solidaritetit”.
Shkupi çdo vit e shënon këtë ditë me një sërë manifestimesh. Sot, delegacione dhe përfaqësues zyrtarë të institucioneve do të vendosin lule në Përmendoren e viktimave nga tërmeti në varrezat e qytetit në Butel, ndërsa aksioni tradicional i dhurimit të gjakut do të mbahet prej orës 9:00 deri në orën 17:00 në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz”.
Në parkun e qytetit, afër “Guacës”, sonte në orën 19:30, me koncert të Korit të përzier të qytetit “Vardar” do të fillojë koncerti me të cilin Qyteti i Shkupit këtë vit e shënon 26 korrikun. Më pas do të pasojnë Big Bendi nën udhëheqjen e Ljupço Mirkovskit, këngëtares Kanita Suma, mjeshtrit grek në harmonikë, Tanos Stavridis, këngëtares serbe të muzikës burimore, Bilja Kërstiq dhekitaristi me famë botërore, Vllatko Stefanovskit. (koha.mk)