Kryeministri Zoran Zaev, sot në Tiranë e ka falënderuar Shqipërinë që ishte njëra prej vendeve të para që e ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. “Shpresoj se së shpejti vendi jonë do të jetë vendi i 30-të që bëhet anëtar i NATO-s, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria”, ka thënë Zaev.
Ai ka thënë se me Shqipërinë janë duke realizuar bashkëpunim dhe marrëveshje edhe në fushën ekonomike. “Në takimin e radhës së dy qeverive, ku do të shohim se deri ku ka shkuar realizimi i marrëveshjeve të nënshkruara. Jemi duke punuar për shmangien e kufijve dhe për integrimet e përbashkëta evropiane”, ka thënë Zaev.