Qeveria e re është e gatshme të udhëheqë proces të fuqishëm dhe cilësor reformues me qëllim të ripërtëritjes së rekomandimit për negociata të Republikës së Maqedonisë me BE-në, deri në fund të këtij viti. Por rëndësi të madhe ka edhe mbështetja nga Këshilli Evropian për gjetje të zgjidhjeve me të cilat çështjet bilaterale nuk do të paraqesin bllokim afatgjatë të procesit të inkuadrimit në BE. Këtë siç kumtoi shërbimi qeveritar për informimi, e ka theksuar kryeministri Zoran Zaev në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk në Bruksel në të cilën temë kryesore kanë qenë perspektivat evropiane të Maqedonisë.
Zaev e ka falënderuar kryetarin e Këshillit Evropian, Tusk për sinjalin pozitiv nga institucionet evropiane për mbështetje të aspiratave eurointegruese të Maqedonisë. “Ky është stimul i fuqishëm për Qeverinë, në bashkëpunim me Brukselin, t’i bëjmë reformat e nevojshme për zhbllokimin e rekomandimit për negociatat për anëtarësim në BE. Shpresojmë se Këshilli në dhjetor do t’i pranojë konkluzionet që çojnë drejtë hapjes së negociatave për inkuadrimin e Maqedonisë drejtë Bashkimit Evropian. Jemi ambicioz sepse është humbur shumë kohë në procesin eurointegrues të Maqedonisë”, ka theksuar Zaev.
Ai si argument të rëndësishëm e ka theksuar angazhimin e BE-në në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në pjesën e këmbimit të vlerave demokratike evropiane, si dhe për stabilitet më të gjerë të sigurisë. Në takim është theksuar përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë për bashkëpunim rajonal dhe që do t’i hap dhe përforcojë perspektivat evropiane të shteteve.
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk e ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re në Maqedoni dhe ka vlerësuar se kjo është mundësi e shkëlqyer për lëvizjen e aspiratave euroatlantike të vendit. Kryetari i Këshillit, Tusk, ka shprehur pritjen se Republika e Maqedonisë do ta përmirësojë prestigjin e tij përmes punës së përkushtuar, dialogut ndëretnik dhe ndërpartiak dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Pas takimit me Tusk, kryeministri Zaev, i shoqëruar nga delegacioni do të ketë drekë pune, me komisarin për Zgjerim të BE-së Johanes Han. Pastaj vijon takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Paraprakisht kryeministri Zaev realizoi takim me përfaqësues e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Zaev, në Bruksel është i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.