Shkup, 19 shkurt – Kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev, sot do të ketë takim me kryetarin e partisë së porsaformuar “Alternativa”, Afrim Gashi, si dhe me kryetarin e PDSH, Menduh Thaçi. Tema e takimeve do të jetë kandidati i ardhshëm konsensual për kryetar, informon koha.mk.
“Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në emër të Koalicionit, vazhdon bisedimet dhe konsultimet me partitë, në lidhje me mundësitë që të vihet deri te një kandidat i përbashkët për kryetar të shtetit. Sot në ora 15:00, në Klubin e deputetëve do të mbahet takim pune mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, ndërsa në ora 16:00, Zaev do takojë kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi”, informojnë nga LSDM. (koha.mk)