Shkup, 30 prill – Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev sot në takim me qytetarët në komunën Shuto Orizare bëri thirrje për jehonë masive më 5 maj dhe zgjedhje të suksesshme presidenciale, transmeton KOHA.
“Para disa orëve u ktheva nga Berlini, këtu së pari do ta kumtoj lajmin. Do të hapim negociata me BE-në, ajo do të thotë, para, fonde, sistem, perspektiva. Për atë të gjitha vendet synojnë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, ndërsa ne tashmë bëhemi anëtare e NATO-s. Nuk na duhet bllokues i ri. Siljanovska është Ivanov i ri, ta mbështesim Stevo Pendarovskin, bëri thirrje kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zaev.
Ai tregoi se Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillohet si një shoqëri e përbashkët për të gjithë qytetarët, nga të gjitha bashkësitë etnike, drejt NATO-s dhe BE-së, se jemi në rrugën e vërtetë si vend.
Përkujtoi në pasojat, siç tha, regjimin, në të cilin kandidatja Siljanovska ia dëshiron vetëm amnistinë Gruevskit.
Ai paralajmëroi pako të masave sociale, siç është rritja e ndihmës sociale për familjet e rrezikuara sociale prej 2.600 denarë në 12.000 denarë.
Ka apeluar ta ruajmë unitetin, sepse, siç tha, fat për të gjithë në shtet dhe mbajtje të rinisë, vetëm nëpërmjet kësaj rruge me Stevo Pendarovskin si president të shtetit. (koha.mk)