Shkup, 7 shkurt – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me sekretaren e përgjithshme të Partisë së gjelbër evropiane Mar Garsia Sans të shoqëruar nga kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin. Në takim është biseduar për masat dhe politikat në fushën e mbrojtjes së mjedisit të shëndetshëm jetësor, procesin e integrimeve evropiane, si dhe për temat politike aktuale.
Kryetari Zaev theksoi se shteti gjatë gjithë kohës bën përpjekje në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa të gjitha institucionet janë fokusuar në luftën kundër problemit afatgjatë me aerondotjen.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM në këto 2,5 vite si asnjëherë më parë ndan mjete të mjaftueshme për ekologji. Përmes procesit të gazifikimit, rritjes së efikasitetit energjetik dhe ndërrimi i tërësishëm i mënyrës së ngrohjes në shtëpitë dhe institucionet publike dhe investimi në burimet e ripërtërira të energjisë, bëjmë gjithçka që ta zvogëlojmë shfrytëzimin e thëngjillit dhe karburanteve të forta dhe me atë të japim kontribut serioz në luftën për mbrojtje të mjedisit jetësor. Përveç asaj punojmë edhe në zgjidhjet sistematike, ndërsa i fundit në shumë shembuj ishte miratimi i Ligjit për trajtim të mbeturinave i cili ishte sjellur këto ditë, ndërsa me të cilin ndalohet importi i mbeturinave të cilat shfrytëzohen si burim i energjisë”, ka potencuar Zaev.
Duke u kthyer në procesin eurointegrues, kryetari Zaev theksoi se pas anëtarësimit në NATO dhe përgatitjes së metodologjisë së re, ndiqet hapi real për realizimin e interesave strategjike që është fillimi i negociatave me BE-në ndërsa në atë proces, përveç reformave e rëndësishme do të jetë edhe lufta për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Sekretarja e përgjithshme Garsia Sans theksoi se Partia e gjelbër evropiane e mbështet procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe vlerësoi se Unioni duhet ta rregullojë gabimin dhe të fillojë negociata, sepse siç tha Maqedonia e Veriut deri tani ka bërë gjithçka që nevojitet.