Kryeministri Zoran Zaev sot do të takojë kryetarin e Francës, Emanuel Makron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, në kuadër të takimeve të hapura në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nën patronazhin e Francës dhe Gjermanisë.
Siç është e njohur, krahas Holandës dhe Danimarkës, Franca vlerësohet si vendi ku dominon konsensusi nacional se Bashkimi Evropian nuk dihet të zgjerohet me çdo kusht.
Sipas axhendës së qeverisë gjermane, në konferencë do të marrë pjesë edhe Federika Mogerini, përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme.