Shkup, 10 shkurt – Delegacioni i LSDM-së në përbërje zë kryetarit Zoran Zaev, zëvendëskryetares Radmilla Shekerinska dhe sekretarit të përgjithshëm Lupço Nikollovski sot në Shkup realizoi takim me delegacionin parlamentar të Republikës së Sllovenisë të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Shtetëror Dejan Zhidan.
Në takim, i cili është mbajtur një ditë para ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO të vendit tonë, është biseduar për të ardhmen euroatlantike të vendit, zgjedhjet e ardhshme, reformat e zbatuara, bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet e afërta miqësore midis të dyja vendeve.
“Sllovenia është miku dhe mbështetësi ynë i sinqertë, gjithmonë është këtu ta mbështesë rrugën tonë dhe reformat tona për liri, drejtësi dhe siguri”, theksoi në takimin kryetari Zaev, duke shtuar se për ne është me rëndësi të madhe mbështetja e vazhdueshme, që e marrim dhe do ta marrim nga Sllovenia.
Kryetari i Parlamentit slloven Zhidan porositi se vendi është fitues me pranimin në NATO, duke shtuar se rruga drejt BE-së, e cila është e vështirë, si edhe ai slloven nuk duhet ta humbasë optimizmin.
Delegacioni parlamentar slloven i përshëndeti vendimet e guximshme dhe reformat serioze që i ka zbatuar LSDM-ja dhe e konfirmoi mbështetjen e saj për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.(koha.mk)