Në ndërtesën e Këshillit ministror të Bullgarisë filloi takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit bullgar Bojko Borisov. Në takim pritet që Zaevi të kërkojë mbështetje nga Bullgaria si kryesues i ardhshëm me BE mbështetje të rrugës për anëtarësim të Maqedonisë në Union dhe NATO. Do të bëhet fjalë edhe për avancim të bashkëpunimit midis dy vendeve. Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Zaev pas formimit të Qeverisë së re. Destinacioni i parë ishte në Bruksel.
Kryeministri i Maqedonisë duke e paralajmëruar vizitën e Bullgarisë këtyre ditëve disa herë theksoi se nga Sofja e cila nga 1 janari i vitit të ardhshëm e merr kryesimin me BE-në, pret bashkëpunim të mirë dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Vizitat në Bruksel dhe vendet fqinje, thotë Zaev, do të thonë aktivitet i përforcuar me ndihmën e miqve nga BE-ja dhe nga fqinjët që Maqedonia të lëvizë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe BE.
“Përcaktime strategjike të Republikës së Maqedonisë janë integrimet në Bashkimin Evropian dhe NATO. Realizimi i këtyre qëllimeve do të thonë stabilitet dhe siguri të përhershme për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për gjithë rajonin. Për këtë arsye, mbështetja nga fqinjët është me rëndësi të madhe, ndërsa ne si Qeveri e përgjegjshme jemi të përgatitur të jemi pjesë aktive e proceseve të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit”, është qëndrimi me të cilin ka ardhur kryeministri Zaev në takimet zyrtare në Bullgari.
Edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov, pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë, shprehu bindje se Sofja dhe Shkupi do të punojnë për përforcim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për inkuadrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Krahas tet-a-tet takimit të së dy kryeministrave, njofton raportuesi i MIA-s, janë paraparë edhe biseda plenare të delegacioneve në përbërje të së cilit nga ana e Maqedonisë janë edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministrat i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ai i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe i Kulturës Robert Allagjozovski. Në delegacionin bullgar, do të jenë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, si dhe ministri i Kulturës dhe ai i transportit dhe Teknologjive Informatike dhe KOmunikimeve, Boill Banov dhe Ivaillo Moskovski. Pasdite, kryeministri Zaev do të ketë takim me presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Raden dhe me kryetarin e Kuvendit Dimitar Gllavçev.
Krahas pjesës politike, në kuadër të vizitës zyrtare, Zaev nesër në Sofje do të ketë edhe disa takime ekonomike midis të cilëve edhe me ministren bullgare të Energjetikës Temenushka Petkova, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri Sugareski. Janë paraparë edhe takime të ndara midis ministrave nga Republika e Maqedonisë dhe kolegët e tyre nga Bullgaria.