Zaev: Ne sollëm vendime të guximshme

34

Kumanovë, 28 qershor – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin në Kumanovë, sonte tha se në periudhën e ardhshme do të ofrojë ekonomi të re zhvillimore. Zaev paralajmëroi koncept prej shumë shtyllave përpara kumanovarëve. Ekonomia e re zhvillimore ofron 600 milion euro mbështetje për ekonominë për krijimin e vendeve të reja të punës, dy miliardë euro në infrastrukturën e prodhimit, rrugë rajonale, ujësjellës, kanalizime, kopshte për fëmijë, spitale, shtëpi të kulturës.

Ai tha se janë paraparë 300 kilometra rrugë ekspres dhe 950 kilometra rrugë lokale, të mbështetur nga Banka Botërore për komunat. Rritja e pagës mesatare në 34.000 denarë dhe pagës minimale me 40 për qind, pra 20.000 denarë deri në fund të mandatit. Do të pasojnë edhe subvencione, duke theksuar se 1.045 ndërmarrje kumanovare po përdorin masën për 7.000 punëtorë. Zaevi përkujtoi se pensioni është rritur, dhe se kjo prirje do të vazhdojë. Shtylla e dytë është “Stop Kovid 19”, tha Zaevi, duke theksuar se janë investuar fonde në 34 institucione shëndetësore, përfshirë Qendrën e Urgjencës në Kumanovë, rritjen e pagave të mjekëve, infermierëve, janë investuar 40 milion euro në pajisje. Prandaj, shtoi ai, ata “vdesin” nëpër spitale, duke u munduar me nga 24 orë.

Bartësi i listës, Oliver Spasovski, tha se ata kërkonin besimin, sepse shteti ishte anëtar i NATO-s. Besimi si gjithmonë do të justifikohet në Kumanovë, tha Spasovski.

Ndërkohë, bartësja e listës, Sanja Llukarevska, tha se qytetarët njohin Koalicionin “Mundemi” ofron standard më të lartë dhe të ardhme.

Kandidati për deputet Muhamed Zeqiri tha se nuk ka vend për nacionalizëm që vjen as nga VMRO DPMNE-ja dhe as nga BDI-ja. Nuk ka asnjë tension etnik që nga ardhja në pushtet e LSDM-së dhe kjo shqetëson BDI-në dhe VMRO DPMNE-në. Gjëra të tilla nuk kalojnë në opinion, shtoi Zeqiri.

Comments are closed.