Shkup, 17 maj – Lidershipi dhe qeveria e përcaktuar reformuese e solli rekomandimin e pakusht dhe ka bërë hap më shumë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, porositi kryeministri Zoran Zaev në takimet e sotme me kolegun estonez dhe belg, Juri Ratas dhe Sharl Mishel, që u mbajtë pak para fillimit të ditës zyrtare të punës në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje. Zaevi ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Në takim me kryeministrin e Estonisë, Ratas, informojnë nga shërbimi qeveritar për media, u shpreh kënaqësi nga marrëdhëniet midis dy vendeve dhe gatishmëri që të krijohen kushte për intensifikimin e dialogut politik në nivel më të lartë për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale.
Kryeministri Zaev i theksoi përvojat e Estonisë në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe shfaqi shpresë se Estonia do të ndihmojë që këto përvoja të zbatohen edhe në digjitalizimin e punës së administratës publike në Maqedoni.
Në takim me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Sharl Mishel, dy bashkëbiseduesit së bashku konstatuan se udhëheqja dhe Qeveria reformuese e përcaktuar e Republikës së Maqedonisë e sollën rekomandimin të pakusht të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me BE-në dhe me këtë është arritur hap më shumë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
Kryeministri Zaev e informoi kolegun e tij belg se reformat në Maqedoni vazhdojnë me rritëm të përforcuar dhe se pret që kjo të njihet nga Bashkimi Evropian dhe nga çdo vend anëtar dhe të përkthehet në përcaktim të ri të realizuar me konfirmimin e datës për fillimin e negociatave që pritet si vendim i Këshillit të BE-së në muajin qershor.
Në dy takimet, kryeministri Zaev i njoftoi kolegët e tij me momentin aktual politik në vend dhe për vijimin e bisedimeve për çështjen me problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues të vendit tonë.
Kryeministri Zaev kërkoi mbështetje nga Estonia dhe Mbretëria e Belgjikës në prag të samitit të qershorit në Këshillin e Evropës dhe theksoi se data e pritur për negociata për Republikën e Maqedonisë do të parandalojë stagnimin e reformave dhe të proceseve evropiane, si dhe intensifikimin e nacionalizmit dhe do ta nxitë involvimin e palëve të treta në rajon.
Kryeministrat e Estonisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, në dy takime të ndara, shfaqën shpresë se në periudhën e ardhshme Republika e Maqedonisë do të marrë mbështetje konkrete për realizimet e arritura në rrugën deri tek anëtarësimi në BE dhe në NATO.