Shkup, 26 nëntor – Ekipe të shpëtimit dhe kompani nga rajoni i Strugës-Ohrit tashmë janë dërguar të ndihmojnë në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm, ndërsa ekipe të mjekëve do të marrin instruksione si të veprojnë, informoi kryeministri Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së sotme në tribunën me punonjësit e shëndetësisë në Shkup.
“Vendi ynë që herët në mëngjes i ka sjellë të gjitha vendimet të asistojnë në Shqipërinë mike për shkak tragjedisë që ndodhi. Për fat të keq tashmë janë konstatuar shtatë viktima”, tha kryeministri.
Ai shtoi se një numër i madh kompanish nga rajoni Strugës-Ohrit dhe Kërçovës do të dërgojnë makineri ndërtimore për pastrim.
Ai paraprakisht në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk ka shprehur ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Shqipëri dhe ofroi ndihmë dhe mbështetje.
Siç theksoi, janë në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe se vendi është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë dhe mbështetje.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov publikoi se në marrëveshje me kryebashkiakun e Tiranës, Qyteti i Shkupit drejtë Durrësit do të dërgojë ekip special të pajisura me drone terminale për ndihmë gjatë kërkimit të të mbijetuarve nën rrënoja.
“Bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në këto momente tragjike”, ka shkruar Shilegov në Fejsbuk.
Paraprakisht zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani paralajmëroi se Qeveria në seancën e sotme si pikë të parë do t’i shqyrtojë të gjitha mundësit për t’i ndihmuar Shqipërisë pas tërmetit të mbrëmshëm. Njëzet persona nga ekipet për shpëtim në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, informon Osmani, tashmë janë përgatitur të shkojnë në vendet e goditura.